BE i pranon 4 kushte të Kurtit për Asociacionin, ka vërejtje në dy të tjerat

BE i pranon 4 kushte të Kurtit për Asociacionin, ka vërejtje në dy të tjerat

15:02, 08/02/2023

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha sot se Bashkimi Evropian ka vërejtje në dy kushte nga gjithsej gjashtë sosh që ka paraqitur kryeministri Albin Kurti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Bislimi, i cili është edhe kryenegociator në dialog me Serbinë, tha se Kosova ka pranuar vetëm më parim planin franko-gjerman, i cili sipas tij, tregon kornizat bazë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Kryeministri Albin Kurti, javën e kaluar ka treguar gjashtë kushtet në mënyrë që të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, ai nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive e të zbatohet pas marrëveshjes finale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco