Kurti: Ndërkombëtarët të kërkojnë llogari nga Serbia, që privoi 4 komunat veriore nga zhvillimi

Kurti: Ndërkombëtarët të kërkojnë llogari nga Serbia, që privoi 4 komunat veriore nga zhvillimi

14:25, 07/02/2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se dhjetë komuna me shumicë serbe në Kosovë kanë marrë mesatarisht 62% më shumë buxhet (në tërësi) për kokë banori, si dhe 89% më shumë në shpenzime kapitale për kokë banori se 28 komunat e tjera, 27 prej të cilave janë me shumicë shqiptare.

Përmes një postimi në Twitter, i pari i qeverisë thotë se këto janë të dhëna nga Departamenti i Buxhetit të Ministrisë së Financave 14 vitet e fundit, ndërsa thekson se 6 komunat në jug kanë performuar më mirë vazhdimisht, se ato 4 veriore.

“Këtë e tregojnë të dhënat e Departamentit të Buxhetit të Ministrisë së Financave të Kosovës nga 14 vitet e fundit (’08-’22). Kur është fjala për shfrytëzimin e buxhetit, 6 komunat relativisht të integruara me shumicë serbe në jug të Kosovës kanë performuar vazhdimisht më mirë se 4 komunat tjera në veri”, shkruan Kurti.

“Politikanët serbë dhe udhëheqësit komunalë në 6 komunat jugore ishin të gatshëm dhe në gjendje të planifikonin, siguronin dhe zbatonin më shumë infrastrukturë arsimore, shëndetësore dhe transporti për qytetarët e tyre sesa 4 komunat që janë në veri”.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë llogari nga Qeveria e Serbisë për privimin e këtyre 4 komunave veriore nga zhvillimi. Detyrimi i tyre ndaj qytetarëve vendas nëpërmjet një grushti kriminelësh, të udhëhequr nga paratë, narkotikët dhe trafikantët e armëve në listën e zezë të Thesarit të SHBA-së, duhet të dënohet publikisht”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco