Albin Kurti: Nëse Serbia është ithtare e asociacioneve, do të duhej ta bënte edhe në vendin e saj

Albin Kurti: Nëse Serbia është ithtare e asociacioneve, do të duhej ta bënte edhe në vendin e saj

22:42, 04/02/2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka komentuar deklarimet e emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, se Asociacioni nuk është çështje për të cilën vendos një person, pasi sipas tij është një marrëveshje dhe obligim ndërkombëtar për të cilën ka rënë dakord Kosova. 

Këto komente Kurti i bëri në një intervistë për televizionin turk TRT, shkruan Syri.net Kosova.

Nëse Serbia është ithtare e asociacioneve ajo do të duhej ta bënte edhe në vendin e saj sepse në Serbi 20 për qind e popullsisë janë minoritete. Z. Escobar është shumë aktiv dhe shumë i përfshirë dhe unë e mirëpres këtë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe fer. Dhe, ajo për çfarë unë kam thënë për Asociacionin janë qëndrime të mijat, nuk janë gjykime personale. Vullneti i popullit të Kosovës, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, janë gjërat që mua më bënë të them se së pari të them që njëherë njohja e ndërsjellë, dhe vetëm më pastaj të ketë ndonjë lloj Asociacioni”, ka thënë Kurti .

Kreu i qeverisë, Albin Kurti, duke folur për asociacionin e kujtoi atë se çfarë ka ndodhur në Bosnjë dhe Hercegovinë, krijimi i Republikës Serbe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco