Ish-kryenegociatorja: Të gjithë po e presin Qeverinë të flas për Asociacionin

Ish-kryenegociatorja: Të gjithë po e presin Qeverinë të flas për Asociacionin

09:13, 02/02/2023

Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në bisedimet me Serbinë u shpreh se qeveria Kurti, duke qenë se e ka bërë kauzë Asociacionin, “tashmë nuk merret fare me këtë çështje.”

“Nuk e kam shikuar. Jam marrë me këtë proces në kohën e Brukselit kur isha negociatore. Kemi një problem politik në Kosovë që lidhet me qeverinë e Kosovës e cila, duke qenë se e ka bërë kauzë këtë temë, e ka kundërshtuar, i ka premtuar elektoratit që nuk do ta pranojë dhe tani nuk merret fare. Debati tashmë ka mbetur te zërat dhe të ata që nuk kanë mandat. Mandati i Asociacionin si detyrim ndërkombëtar është i qeverisë. Të gjithë po presim që të flasë,” u shpreh Edita Tahiri.

Ajo thotë se sa I përket bisedimeve me Serbinë, Kurti po “luan” aktualisht në mbrojtje.

“Nuk e dëgjuam fare qeverinë të merrej me planin franko-gjerman që ka mungesë të njohjes reciproke sepse është e kurthuar nga kjo temë e Asociacionit. Nuk po mund ta shtyjë përpara këtë plan. Njohja reciproke është marrëveshja finale që pritet.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco