Kosovë, Osmani dhe Kurti vlerësojnë veprën e Presidentit Ibrahim Rugova

Kosovë, Osmani dhe Kurti vlerësojnë veprën e Presidentit Ibrahim Rugova

10:57, 21/01/2023

Prishtinë - Presidentja, kryeministri dhe ambasadorë të vendeve të perëndimit të akredituara në Kosovë kanë bërë homazhe në 17 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Osmani dhe Kurti kanë vlerësuar lartë veprën e Rugovës dhe për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani në këtë përvjetor tha se presidenti Rugova do të kujtohet për veprën e tij për Kosovën dhe trashëgimia e tij do të rrojë përherë edhe për brezat që vijnë pas. Ajo ka falënderuar aleatët e Kosovës, raporton RTKlive.

Kurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se presidenti Ibrahim Rugova kujtohet për qëndrimin intelektual dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe kombëtarizimin e rezistencës civile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco