Ditë të vështira për Serbinë po vijnë, 5-shja e emisarëve të rreptë me Vuçiçin

Ditë të vështira për Serbinë po vijnë, 5-shja e emisarëve të rreptë me Vuçiçin

23:00, 20/01/2023

Gazetari dhe analisti, Melazim Koci, ka thënë se ditë të vështira po vijnë për Serbinë, shkruan Syri.net Kosova

Koci, duke iu referuar mediave kroate, ka shkruar se, "pesëshja" e emisarëve ndërkombëtarë në Beograd ka shkuar me ofertën "merre ose lëre" dhe nëse e refuzon, Serbia nuk do të kalojë mirë.

"Para Serbise jane dite te veshtira, me te veshtirat nga bisedimet ne Rambuje ne vitin 1999 per statusin e Kosoves, qe Slobodan Millosheviqi i kishte refuzuar, shkruan e perditshmja kroate "Jutarnji". Gazeta pohon se "peseshja" ne Beograd ka shkuar me oferten "merre ose lere" dhe nese e refuzon, Serbia nuk do te kaloj mire", ka shkruar Koci.

Sipas tij, emisari special i Gjermanisë, Manuel Sarazin,  deklaroi se kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian është njohja e pavarësise së Kosovës./ Syri.net Kosova

Shkrimi i Kocit:

Ultimatumi i SHBA/BE per Vuciqin!
Para Serbise jane dite te veshtira, me te veshtirat nga bisedimet ne Rambuje ne vitin 1999 per statusin e Kosoves, qe Slobodan Millosheviqi i kishte refuzuar, shkruan e perditshmja kroate "Jutarnji". Gazeta pohon se "peseshja" ne Beograd ka shkuar me oferten "merre ose lere" dhe nese e refuzon, Serbia nuk do te kaloj mire. Burimet e informuara thone se nese e refuzon oferten e SHBA/BE, perkatesisht planin franko - gjerman per Kosoven, Serbia do te ballafaqohet me bllokimin e negociatave te metejme me BE, me ndalimin e mjeteve qe Beogradit i shkojne nga Bashkimi Evropian, me sanksione ekonomike dhe me rivendosjen e regjimit te vizave per qytetaret e saj. 
"Jutarnji" me kete rast citon zyrtarin e larte te Stejt Departmentit, Derek Chollet qe dje tha se Kosova duhet te themeloj Asociacionin, por jo ne formen qe shpie drejte federalizimit te Kosoves dhe as te nje "Republike serbe". 
Citohet edhe emisari special i Gjermanise, Manuel Sarazin qe deklaroi se kusht per hyrjen e Serbise ne Bashkimin Evropian eshte njohja e pavaresise se Kosoves.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco