Fatmir Limaj: Vjosa dhe Albini u futën në aventura politike duke sfiduar shtetin, tani po e dorëzojnë atë

Fatmir Limaj: Vjosa dhe Albini u futën në aventura politike duke sfiduar shtetin, tani po e dorëzojnë atë

23:01, 10/12/2022

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka reaguar pas situatës në veriun e Kosovës, duke thënë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri, Albin Kurti po e dorëzojnë shtetin tani.

Limaj përmes një shkrimi ka thënë se Osmani dhe Kurti u futën në aventura politike duke e sfiduar shtetin.

“Vjosa dhe Albini u futën në aventura politike duke sfiduar shtetin, e tani po e dorëzojnë atë. Ky është rezultati i politikave aventuristë e popullsitë. "Kur bie në gjumë me fëmijë, në mëngjes zgjohesh i lagur". ( proverb e njohur nga populli ynë)”, ka shkruar ai.

Kryetari i Nismës gjithashtu i ka dërguar porosi edhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi që ky i fundit ka deklaruar se ushtria serbe do të kthehet në Kosovë.

“Dy fjalë për deklaratat e pasardhësit të Millosheviqit, Aleksander Vuçiq: Ushtria jote qetnike me gjak në duar është shporrur nga Kosova në vitin 1999, e si e tillë edhe do të mbetet e trajtohet nga Kosova tash e gjithmonë. Këtu kemi qenë, jemi e do të jemi NE!”, ka përfunduar Limaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco