VIDEO/ Sulmohen edhe gazetarët në veri të Kosovës, momente nga shpërthimi

22:06, 10/12/2022

Rrezik i vazhdueshëm po u kanoset gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve gjatë raportimeve të tyre nga veriu i Kosovës.

Gjatë orëve të vona të ditës së sotme, ndërkohë që po raportonin për situatën në veri, një eksploziv shpërtheu fare pranë ekipit të RTV Dukagjinit.

Përgjatë raportimit të drejtpërdrejtë të gazetares, shihet dhe dëgjohet shpërthim i madh. Ky është sulmi i dytë brenda dy ditësh ndaj ekipeve të cilat po raportojnë nga veriu i Mitrovicës.

AGK u bën sërish thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët gjatë raportimeve të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco