Zv.kryeministri italian, thirrje Serbisë dhe Kosovës: Duam paqe në Ballkan, le të nxisim dialogun!

Zv.kryeministri italian, thirrje Serbisë dhe Kosovës: Duam paqe në Ballkan, le të nxisim dialogun!

14:31, 10/12/2022

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës.

Tajani ka bërë të ditur në ‘Twitter’ se në këto biseda u ka kërkuar dy liderëve që të shmangin veprimet e njëanshme dhe të nxisin avancimin e dialogut në Bruksel drejt arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, njofton RTK.

“Tensionet në veri të Kosovës rrezikojnë stabilitetin në rajon. I telefonova presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, duke iu kërkuar që të shmangin veprimet e njëanshme. Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkan. Le të nxisim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Tajani në ‘Twitter’.

Situata në veri të vendit është e tensionuar që nga e marta, kur grupe kriminale serbëve sulmuan zyret e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, derisa grupet kriminale hodhën edhe disa shok-bomba në disa lokacione, si dhe plagosën një pjesëstar të policisë së Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në pjesën veriore. Faktori ndërkombëtar ka kërkuar shtyrjen e këtyre zgjedhjeve për shkak të tensioneve, por deri më tash nuk ka një vendim të tillë nga institucionet e vendit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco