Aksioni në Veri/ Ministri i Brendshëm, Sveçla: Lufta kundër krimit s’ka alternativë

Aksioni në Veri/ Ministri i Brendshëm, Sveçla: Lufta kundër krimit s’ka alternativë

22:23, 09/12/2022
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se sulmet që cenojnë sigurinë e vendit, ndaj qytetarëve dhe ndaj zyrtarëve policorë janë të papranueshme.
 
Sipas tij, duhet angazhim i gjithsecilit që kryesit e këtyre veprave, pa dallim etnie, të sillen sa më parë para drejtësisë, njofton Syri.net Kosova
 
“Policia e Kosovës dje ka arrestuar një qytetar të etnisë serbe për sulm ndaj zyrtarëve policor dhe sot është arrestuar një tjetër qytetar i etnisë serbe i cili po ashtu ka qenë në kërkim për sulme ndaj zyrtarëve policor”.
 
“Siç edhe jemi zotuar në vazhdimësi, lufta jonë kundër krimit dhe rritja e sigurisë për qytetarët pa dallim nuk kanë alternativë. Do të vazhdojmë angazhimin maksimal që të gjithë kryesit e veprave kriminale e terroriste të sillen para drejtësisë”.
 
“Me përkushtimin e të gjitha institucioneve, gatishmërinë e zyrtarëve policor dhe bashkëpunimin qytetar, do t’ia dalim mbanë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco