Presidentja e Kosovës: Kërcënimi i hapur për agresion nga Serbia, të kundërshtohet qartë nga bota demokratike!

Presidentja e Kosovës: Kërcënimi i hapur për agresion nga Serbia, të kundërshtohet qartë nga bota demokratike!

13:24, 09/12/2022

Prishtinë - Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbajtur qendrim të prerë sot, pas provokimeve me shpërthime granatash në veri të Kosovës dhe deklaratave të fundit të zyrtarëve serbë për sjelljen e forcave policore serbe në Kosovë.

Osmani deklaroi sot se "kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste. Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999.

Plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit. Gjithashtu, sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cenim flagrant të të drejtës për informim të lirë.

Autorët e këtyre krimeve, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë.

Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë!" theksoi Presidentja e Kosovës.

Policët e Kosovës në patrullim në Mitrovicën e Veriut:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco