Kurti: S’mund t’i trajtojmë ndërkombëtarët si ministra e veten si zv.ministra

Kurti: S’mund t’i trajtojmë ndërkombëtarët si ministra e veten si zv.ministra

12:07, 09/12/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten në Kuvend se Qeveria e Kosovës nuk mund t’i trajtojë ambasadorët e QUINT-it si ministra dhe ata të bëhen zëvendësit e tyre.

Gjatë seancës së Kuvendit, Kurti tha se bashkërendimi me faktorët ndërkombëtarë ekziston dhe se as ata nuk duhet që të trajtohen si ministra.

Vendet e QUINT-it janë: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia.

“Vazhdimisht jemi në bashkërendim me faktorët ndërkombëtarë. Por ju duhet ta kuptoni, edhe ata presin të jemi në nivel të detyrës në vendin tonë. Janë ambasadorë të QUINT-it por ata s’behën dot ministra. Ministrat vijnë e shkojnë, por shteti mbetet. Bashkërendimi me faktorët ndërkombëtarët nuk mund të jetë në mënyrën që ne t’i trajtojmë ata si ministra e ne të bëhemi zëvendësit e tyre sepse as ata nuk e duan këtë gjë. Jemi në një fazë të ndjeshme, por edhe progresive në kuptimin demokratik e civilizues të fjalës”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, Policia e Kosovës kurrë nuk është nxitur kundër serbëve, duke shtuar se ajo ka konsideratë shtesë ndaj tyre, pikërisht për shkak të keqinterpretimeve.

“Këto nuk janë vendime e veprime politike, por janë shtetërore, që i parasheh Kushtetuta e ligji në shërbim të të cilit jemi të gjithë”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco