Samiti në Tiranë/ Vuçiç sfidon hapur liderët e BE-së: Jemi pranë Rusisë!

Samiti në Tiranë/ Vuçiç sfidon hapur liderët e BE-së: Jemi pranë Rusisë!

09:54, 06/12/2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në samitin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat ai shpjegoi arsyen se përse në fillim refuzoi të merrte pjesë në Samit, ndërsa shtoi se mbeten të përkushtuar ndaj procesit të dialogut me Kosovën.

“Pati një sërë çështjesh të ndryshme. Disa reagime për çështjen e dialogut, kjo ishte arsyeja kryesore, por pas diskutimeve që zhvilluam brenda shtetit vendosëm të vinim të diskutonim të gjitha çështjet. Mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të dialogut dhe jemi të vendosur drejt rrugës së BE. Do na duhet të mbrojmë interesat tona kombëtare në përputhje me Kushtetutën tonë. Unë jam vetëm realist dhe jam këtu të shpjegoj qëndrimin e Serbisë. Janë dy lajme të mira që kanë të bëjnë me çështjen e energjisë,”- tha ai.

I pyetur në lidhje me qëndrimin e kritikuar nga BE të Serbisë ndaj Rusisë dhe luftës së saj në Ukrainë, Vuçiç u shpreh:

“Serbia është vend i pavarur, i dimë detyrimet tona përkundrejt rrugëtimit tonë drejt BE, i njohim detyrimet për harmonizimin me vendimet e BE, por kemi një situatë ndryshe sa i takon integritetit territorial të Serbisë që është shkelur në 1999 e 2008 në mënyrë të tmerrshme, do e diskutojmë sot.

Serbia është shumë pranë Rusisë, nëse është e lehtë për dikë të na kritikojë e të na thotë jemi afër me Rusinë, kjo eshte si shprehja qe “arsye e mjaftueshme për të kritikuar dikë kur s'ke asgjë për të shtuar”. E lehtë të ekspozosh çdo akuzë falsiteti a lajmesh të rreme kundër vendit tënd, por e vërteta del, Serbia është vend i pavarur e do mbetet kështu”," tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco