Dështimi institucional në rastin e tragjedisë së shtazënës

Dështimi institucional në rastin e tragjedisë së shtazënës

13:46, 03/12/2022

Hetimet dhe përgjegjësitë, pas vrasjes së Hamide Magashit, gruas shtatzanë që priste të lindte, nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili.

Prishtinë - Vrasësin e kishte paraqitur disa herë viktima për shkak të dhunës së ushtruar mbi të, si edhe për shkak të kanosjes. Në gusht 2022, prokurori e kishte udhëzuar viktimën që ta bënte kërkesën për marrjen e urdhrit mbrojtës nga Gjykata Themelore në Ferizaj. Të nesërmen, prokurori kishte ngritur aktakuzë për kanosje, por nuk e kishte kërkuar paraburgimin e tij. Pse? Po ai vetë e kishte udhëzuar viktimën që të kërkonte urdhërmbrojtje!

Cili është qëllimi i urdhërmbrojtjes nëse nuk ka kush e zbaton? Cili është qëllimi i ekzistimit, që nga 2015-a, të Ligjit për mbikëqyrje elektronike, kur një pajisje për të cilën thuhet se kushton më pak se 100 euro, nuk është blerë kurrë, për rastet sikur te ky vrasës. Madje ligji i lejon autoritetet policisë që t’ia lidhin pajisjen personit që ka urdhër për mos t’iu afruar viktimës edhe pa pëlqimin e tij.

Në shtator 2022, vrasësi është shpallur fajtor për armëmbajtje pa leje. Është dënuar me gjobë!

Pra njeriu që tashmë ka urdhër që të mos i afrohet viktimës dhe që është në procedurë gjyqësore në bazë të aktakuzës për kanosje, dënohet me gjobë për armëmbajtje pa leje. Thuajse nuk ekziston regjistër elektronik i rasteve që trajtohen në nivel të një gjykate në veçanti dhe të të gjitha gjykatave në përgjithësi.

"Është e vërtetë që ka qenë një urdhër kontroll. Rasti, pastaj ka kalu sepse unë s'kam marrë landë më, ka kalu te prokuror të tjerë. Procedurat janë zbatu krejt konform ligjit. Është lëshu urdhëri krejt. Vrasja ka ndodhë 5-6 muaj pas kontrollit, në kohën e zbatimit të masave mbrojtëse që iu kanë lëshu nga Gjykata"...."Pas gjashtë muajve, masë mbrojtëse, tash na po kërkojmë përgjegjësi për kohën e korrikut ky është absurd i pakoment”, thotë Maloku për Nacionalen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco