Fitorja e Zvicrës kundër Serbisë, shih si u festua nga shqiptarët

Fitorja e Zvicrës kundër Serbisë, shih si u festua nga shqiptarët

08:33, 03/12/2022

Në qytete të Zvicrës dhe në Prishtinë fitorja e shtetit helvet ndaj Serbisë në Botërorin e futbollit "Qatar 2022" është kthyer në festë.

Me flamuj të Kosovës, Shqipërisë dhe të Zvicrës, me bori të veturave dhe me brohoritje, qytetarët kanë shprehur gëzimin e tyre për fitoren e ekipit të vetëm pjesëmarrës në botëror, që kishte futbollistë me origjinë nga Kosova.

Fotografitë më poshtë janë nga festimet në Prishtinë:

Image

Image

Image

 

Në ndeshjen e të premtes Zvicra fitoi me rezultat 3-2, duke e lënë Serbinë jashtë garës më prestigjioze të futbollit në rang kombëtaresh.

Në këtë ndeshje njërin nga golat e fitores e realizoi Xherdan Shaqiri, që është i lindur në Zhegër. Edhe më herët, në kampionatin e kaluar, Zvicra ishte bërë pengesë për suksesin e Serbisë në botëror.

Edhe në atë ndeshje njërin nga golat e kishte shënuar Shaqiri dhe një tjetër Granit Xhaka. Atëbotë FIFA kishte dënuar Xhakën dhe Shaqirin për shkak të simbolit të shqiponjës gjatë festimit të golave.

 Në ndeshjen e sontme Xhaka është bërë protagonist i përplasjeve verbale po edhe fizike me futbollistët serbë.  

Fotografitë më poshtë janë nga festimet në Gjenevë:

ImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco