Prokurorit të 'famshëm' të Brezovicës s'i kujtohet rasti kur e liroi Sokol Halilin për armëmbajtje: Absolutisht nuk e di...

Prokurorit të 'famshëm' të Brezovicës s'i kujtohet rasti kur e liroi Sokol Halilin për armëmbajtje: Absolutisht nuk e di...

19:46, 02/12/2022

Burri që vrau ish-bashkëshorten e tij shtatzënë të mërkurën në QKUK, Sokol Halili, është emër i njohur për organet e rendit. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të ndjerës edhe gjatë martesës, por edhe pasi kanë vendosur të ndahen.

Dosja e tij kriminale është mjaft e pasur.

Përveç dhunës në familje, ai akuzohej edhe për kanosje e armëmbajtje pa leje.

Në shtëpinë e tij në fshatin Godanc të Shtimes, në fund të muajit korrik të këtij viti, Policia kishte kryer bastisje, ku iu janë gjetur dy armë, njëra pushkë gjuetie me leje të skaduar dhe një pistoletë me gas. Ai ishte liruar në procedurë të rregullt me urdhër të famshëm të rastit ‘Brezovica’ prokurorit Rasim Maloku.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar vetë Malokun për ta pyetur për këtë rast, por prokurorit nuk i kujtohej ky rast, madje hodhi dyshime edhe nëse ka ndodhur.

Për të dhënë më shumë informacione për rrethanat e rastit, Maloku tha se i duhet ta shikojë lëndën, sepse nuk ka njohuri nëse është akuzuar i dyshuari.

“Tyben as që mu kujtohet, as se di, sa rastin e kem, absolutisht nuk e di. Sum kujtohet, se që dy muaj as nuk marr landë në procedurë, për shkak të këtij rastit të Brezovicës. Sa rasti është, ku e di a ka ndodhë a s’ka ndodhë a. Duhet me kqyrë landën, nuk muj me mbajt ,mend. Nuk e di as që u ngrit aktakuzë. Duhet ta shiqojmë rrethanat si dhe tek ka ndodhur”, tha Maloku.

Ndonëse prokurori s’ishte në dijeni se a është ngritur aktakuzë, Sokol Halili ishte dënuar në shtator të këtij viti me gjobë prej 300 euro për armëmbajtje pa leje.

Përpos akuzës për armë, në gusht ai  ishte akuzuar edhe për “kanosjen” e gruas së tij, e cila më pas e kishte raportuar në Polici, por tek pas dy javësh, ishte kryer bastisja në shtëpinë e të dyshuarit.

Mesditën e kësaj të premte i dyshuari i dha fund jetës duke u vetëvrarë pa rënë në prangat e Policisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco