Si arriti Sokol Halili të hynte në shtëpinë e tij, edhe pse ajo vëzhgohej 24 orë nga policia?

Si arriti Sokol Halili të hynte në shtëpinë e tij, edhe pse ajo vëzhgohej 24 orë nga policia?

19:31, 02/12/2022

Sokol Halili i dyshuari për vrasjen e Hamide Megashi, nga 30 nëntori prej kur edhe ka ndodhur vrasja ishte në kërkim të Policisë së Kosovës.

Halili mesditën e sotme ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij në fshatin Davidovc të Komunës së Shtimes. I dyshuar ishte në arrati prej kur ka ndodhur vrasja e Hamide Megashit në oborrin e QKUK-së.

Babai i Sokol Halilit  ka rrëfyer për momentin kur djali i tij kishte shkuar në shtëpi.

 

Ai ka treguar se si ishte përpjekur që ta bindte që të dorëzohet në polici dhe që më pas të merrej ligji me të, megjithatë thotë se s’ka pranuar diçka të tillë.

“Erdh Sokoli sot dhe u përshëndetem. Folëm me to. Edhe tu fol kem të mërzitë. Kishe po dorëzohet në polici e tani me iu përgjigj ligjit edhe çka ta rrokë ligji, qashtu me u bo. Edhe i thash Sokol po e thirri policinë e me u dorëzu. Tha ja babë mos e thirr kërkon, se s’du me nejt gat edhe du me shkruar një letër se s’u kanë faji jem”, ka thënë babai i Sokol Halilit për T7.

Mirëpo si arriti Halili që të hyjë në shtëpi,  madje edhe i armatosur derisa tash e dy ditë ai ishte në kërkim të Policisë.

Ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar vetëm se arritur që të lokalizonte vendndodhjen e Halilit rreth orës 13:45. Mirëpo pas dështimit të përpjekjes për të bindur që të dorëzohet, Sokol Halili kryen vetëvrasje.

Një ditë më parë Policia e Kosovës kishte kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Sokol Halilit.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.  I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë  që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë.  Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhej në njoftimin e PK-së.

Kujtojmë se më 30 nëntor, Sokol Halili kishte vrarë bashkëshorten e tij shtatzënë, Hamide Megashi në oborrin e QKUK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco