Vrasja e shtatzënës, flet prokurori që liroi me procedurë Sokol Halilin për armëmbajtje pa leje

Vrasja e shtatzënës, flet prokurori që liroi me procedurë Sokol Halilin për armëmbajtje pa leje

08:29, 02/12/2022

Prishtinë - Ka folur dje, prokurori Rasim Maloku i cili e kishte liruar në procedurë të rregullt Sokol Halilin, vrasësin e 35-vjeçares shtatzënë në oborrin e QKUK-së. Këtij të fundit në fund të muajit korrik i ishte bastisur shtëpia dhe gjatë kontrollit i ishin gjetur dy armë, një pushkë gjuetie me leje të skaduar dhe një pistoletë me gaz.

Maloku ka deklaruar se nuk e di se në çfarë rrethana është liruar Halili, por ka shtuar se duhet ta shikoj dosjen që posedon prokuroria.

“Unë sot tërë ditën kam qenë në intervistim të pandehururve në rastin Brezovica edhe përveç lajmeve që kam dëgjuar përmes mjeteve të informimit. Për besë as që nuk e di se si ka ndodhur rasti edhe në çfarë rrethana është liruardhe zhvilluar kjo procedurë. Deri sa nuk e kam dosjen, s’kam çfarë t'ju them”, tha ai në RTV Dukagjini.

“Ne nuk e dimë se ç'do ndodhë dhe çdo rast qartësohet nga rrethanat konkrete dhe thuajse asnjë rast nuk shkon në ndalim për armë të gjuetisë dhe armë me gaz. Nuk i di rrethanat si ka ndodhur pa e parë rastin me detaje, deklaratat edhe të ndjerës, edhe të pandehurit”, shtoi ai, njofton Kallxo.com.

Prokuroi Maloku shtoi se do t’i bartë të gjitha përgjegjësitë për rastin në fjalë.

“Unë do ta shikoj rastin si ka ndodhur dhe nëse është nevoja të gjitha përgjegjësitë, ato jam në gjendje me i bart. Ne nuk mund të parandiejmë se çka do të ndodhë në secilin rast konkret. Edhe ne zakonisht kemi kritika të vazhdueshme për caktimin e masave të paraburgimit”, tha Maloku.

“Nëse ka pasur, lëshime jam në gjendje të jap çfarëdolloj përgjegjësie para çdo institucioni. Asgjë s’është bërë me asnjë tendencë apo intervenim. Por rrethanat se si kanë ndodhur, duhet ta shoh të gjithë rastin se si është zhvilluar”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco