Sokol Halili, i akuzuari për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e spitalit ende në arrati

Sokol Halili, i akuzuari për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e spitalit ende në arrati

08:00, 02/12/2022

I dyshuari për vrasjen për vrasjen e ish-gruas së tij shtatzënë në oborrin e QKUK-së mbrëmjen e së mërkurës, ndodhet ende në arrati. Policia gjatë ditës së djeshme e ka shpallur në kërkim të njëjtin duke kërkuar edhe  ndihmën e qytetarëve për ta kapur.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla gjatë ditës së djeshme ka thënë se ka kërkuar angazhim maksimal të të gjithë zyrtarëve policorë për arrestimin e menjëhershëm dhe sjelljen para drejtësisë të Sokol Halilit, njofton Ekonomia online. Sveçla ka thënë se arrestimi dhe drejtësia janë urgjenca e këtij rasti.

Sokol Halilit dje i është gjetur makina në sheshin “Ahmet Shtimja”.  Policia tha se i dyshuari është kërkuar në disa vende, por ende nuk kanë arritur ta kapin.

Sokol Halili ishte dënuar vetëm me gjobë për armëmbajtje pa leje, dhe ishte nën aktakuzë për kanosje ndaj 35-vjeçares. Viktima e kishte denoncuar të njëjtin për dhunë në familje në muajin korrik, por Prokuroria e kishte liruar në procedurë të rregullt.

Shkarkime e dorëheqje të mekanizmave përkatës kanë kërkuar Ministrja e Drejtësisë, por edhe kryeministri Albin Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco