Vrau gruan shtatzënë/ Policia kërkon ndihmë për arrestimin e autorit, publikon foton e tij

Vrau gruan shtatzënë/ Policia kërkon ndihmë për arrestimin e autorit, publikon foton e tij

12:14, 01/12/2022

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Sokol Halilit, që dyshohet se vrau mbrëmë  gruan e tij shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Përmes një kërkese për bashkëpunim, të cilës ia ka bashkangjitur edhe foton e të dyshuarit, policia lutet që të gjithë ata që kanë ndonjë informacion, që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar, të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192.

“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.

I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesën e policisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco