Urdhër mbrojtja për shtatzënën e vrarë – Prokuroria thotë po, zv/ministrja e Drejtësisë tha s’ka pasur

Urdhër mbrojtja për shtatzënën e vrarë – Prokuroria thotë po, zv/ministrja e Drejtësisë tha s’ka pasur

11:00, 01/12/2022

Vendi u trondit nga një vrasje makabre në pasditen e së mërkurës, teksa viktimë, edhe atë në oborrin e QKUK’së mbeti një shtatzënë. Dorasi dyshohet të jetë burri i saj i cili gjendet në arrati. Nga organet e drejtësisë me fillim thanë se rasti i gruas më herët ishte paraqitur për dhunë ndaj saj dhe se e njëjta kishte urdhër mbrojtje nga gjykata. Mirëpo të kundërtën e tha mbrëmë zv.ministrja e Drejtësisë, Nazlie Bala…

Gjykata Themelore e Ferizajt ka konfirmuar se ndaj rastit në fjalë kishte lëshuar urdhër mbrojtje sipas së cilit i dyshuari nuk guxonte t`i afrohej ish-gruas së tij. Udhëri ishte valid deri në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Mirëpo, mbrëmë zv.ministrja e Drejtësisë, Nazlie Bala tha se në këtë rast nuk kishte pasë fare urdhër-mbrojtje.

‘’Kjo vrasje sot është e dyfishtë dhe viktimë e femicidit. Rasti në fjalë është raportu në korrik të vitit 2022 dhe sot e ndjera është dashtë të ketë mbrojtjen e institucioneve por edhe sot e kemi një rast me fatalitet si neglizhencë ose veprim mosinstitucional. Nëse rasti është raportu në polici dhe është përcjellë tek prokuroria atëherë përgjegjësia duhet të kërkohet në sistemin prokurorial apo gjyqësor. Rasti s’ka pasë as urdhër mbrojtës të lëshuar dhe natyrisht se përgjegjësia bie mbi bartësit e ushtrimit të profesionit apo përgjegjësisë.’’, tha ajo.

Në muajin shtator Gjykata e Ferizajt, e kishte dënuar vetëm me gjobë Sokol Halilin për armë të zjarrit, ani pse ndaj tij ishte ngritur aktakuzë dhe kishte urdhër të prerë që të mos i afrohej ish-gruas Hamide Magashi të cilën e vrau mbrëmë para Gjinekologjisë ku pritej të lindë foshnjën

Haliti që edhe pas 16 orësh nga krimi makabër që kreu, është në arrati dhe nuk është kapur nga Policia e Kosovës.

Gjykata Themelore në Ferizaj thotë tjetër gjë, për dallim nga zv/ministrja.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka konfirmuar se gruaja shtatëzënë e vrarë mbrëmë në QKUK, kishte urdhër mbrojtje.

Sipas njoftimit të Gjykatës, urdhri mbrojtës ishte në fuqi deri në muajin mars 2023.
“Me datë 08.09.2022, nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë e Viktimave në Ferizaj, është paraqitur kërkesë për lëshimin e urdhrit mbrojtës ndaj palës përgjegjëse S.H. sipas nenit 13 dhe 14 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje. Gjykata pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit të kërkesës së urdhrit mbrojtës, me datë 13.09.2022 ka lëshuar aktvendimin për urdhër mbrojtje me të cilën ka aprovuar kërkesën për urdhër mbrojtje të palës së mbrojtur dhe palës përgjegjëse i ka shqiptuar masat mbrojtëse sipas nenit 5 dhe 6 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje, në kohëzgjatje prej gjashtë muajve duke filluar nga data 13.09.2022 deri më datë 13.03.2023”, thuhet në njoftim, përcjell Syri.net Kosova

Gjykata njoftoi tutje se i dyshuari S.H., më 23 shtator ishte shpallur fajtor për armëmbajtje.

“Me datë 23.09.2022, me aktgjykimin e evidentuar si: 2022:174052, i pandehuri S.H. është shpallur fajtor për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së dhe i është shqiptuar dënim me gjobë”.

Më 10 gusht ai është akuzuar edhe për kanosje ndaj gruas.

“Me datë 10.08.2022, Prokuroria Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën e evidentuar si: PP.II.nr,1066/2022, me të cilin ka akuzuar të pandehurin S.H. për veprën penale kanosja nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së, ndaj të dëmtuarës H.M. Me datë 07.09.2022 lidhur me këtë aktakuzë është caktuar dhe mbajtur shqyrtimi fillestar, me ç ‘rast i pandehuri S.H. ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet”.

Më 26 shtator mbrojtësi i të dyshuarit S.H., kishte paraqitur kërkesë për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave. Por, gjykata kishte refuzuar këtë kërkesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco