EMRI/ Krimi para maternitetit, identifikohet burri që vrau gruan shtatzënë, vdes edhe foshnja

EMRI/ Krimi para maternitetit, identifikohet burri që vrau gruan shtatzënë, vdes edhe foshnja

19:52, 30/11/2022

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur sonte në QKUK, ku një person ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë, në Prishtinë. 

Burimet nga QKUK-ja bëjnë me dije se bëhet fjalë për Hamide Magashin, 35-vjeçare, nga fshati Llugagji i Lipjanit.

Ndërkohë mësohet se i dyshuari për këtë rast është Sokol Haliti (personi që shihni në foto), i cili dyshohet se e ka qëlluar bashkëshorten me një plumb dhe më pas ka ikur.

Image

Burimet nga Emergjenca bëjnë me dije se rastit tragjik i ka paraprirë një debati me fjalë mes tyre. 

Autori ka shtënë disa herë në drejtim të saj, duke e lënë të vdekur nënën bashkë me foshnjën.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se po hetohet nga njësitet në koordinim me prokurorin e shtetit.

Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  dhe  po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim  sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti./ Syri.net Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco