Kurti: Policët tanë falënderohen çdo ditë nga serbët në veri

Kurti: Policët tanë falënderohen çdo ditë nga serbët në veri

12:31, 30/11/2022

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Policia e Kosovës nuk është penguar në kryerjen e punës së saj në veriun e vendit. 

Ai tha se asnjë incident nuk është regjistruar derisa policia po shqiptonte fletë-qortimet për mbajtësit e targave ilegale.

“Policia e Kosovës nuk është penguar asnjëherë nga serbët lokalë. Për shkak të angazhimit në atë zonë, zyrtarët tonë policorë falënderohen çdo ditë nga qytetarët në veri për punën dhe angazhimin në ofrimin e sigurisë për ta. Dëshmia se serbët lokalë nuk kanë asnjë problem me ne dhe me institucionet tona është edhe procesi i pranimit të qortimeve nga ana e tyre për përdorimin e targave ilegale. Fiks 1800 fletëqortime janë shpërndarë deri në mëngjesin e datës 24 nëntor dhe nuk është shënuar asnjë ankesë, vërejtje, incident gjatë shpërndarjes së tyre, ndërsa procesi i regjistrimit e kemi parë që ka vijuar me kërcënime, sulme ndaj qytetarëve që janë pajisur me targa RKS. Atyre u janë djegur veturat dhe pronat”.

Kurti këtë e tha nga foltorja e Kuvendit ku është duke u mbajtur interpelancë për çështjen: “Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend”, të thirrur nga AAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco