Sot, 25 vjet nga dita e daljes hapur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Sot, 25 vjet nga dita e daljes hapur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

10:20, 28/11/2022

Më 28 nëntor të vitit 1997, për herë të parë në skenë doli  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo ndodhi në varrimin e mësuesit Halit Geci nga LLusha e Skenderajt, i vrarë nga forcat serbe, ndërkohë që po jepte mësim, njofton RTKlive. Ishin Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi e Daut Haradinaj, tri pjesëtarët e UÇK-së që dolën në skenë dhe iu drejtuan të pranishmëve.

Më vonë u kuptuar se Rexhep Selimi ishte ai që lexonte deklaratën dhe kishte vendosur një maskë në fytyrë, ndërsa Mujë Krasniqi kishte vendosur një palë syze dhe një kapelë, ndërsa Daut Haradinaj vetëm një kapelë.

Këto maskime i kishin bërë në mënyrë që të mos njihen në publik.

Mujë Krasniqi më pas u vra më 14 dhjetor të vitit 1998, Rexhep Selimi është duke u mbajtur në qendrën e paraburgimit në Hagë, ndërsa Daut Haradinaj vazhdon të jetë në skenën politike të Kosovës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco