Nga Kuvendi i Shqipërisë, Kurti: Të jemi më shpesh bashkë, e jo vetëm në kremte. Të pranojmë kritikat

Nga Kuvendi i Shqipërisë, Kurti: Të jemi më shpesh bashkë, e jo vetëm në kremte. Të pranojmë kritikat

12:03, 27/11/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  bëri thirrje nga Kuvendi i Shqipërisë për rritje të bashkëpunimit me Shqipërisë dhe Kosovës.

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve në Tiranë, Kurti tha se qeveritë e dy vendeve nuk duhet të takohen vetëm në festa, por duhet të punojnë më shpesh bashkë dhe t’i pranojnë kritikat njëri tjetrit.

Kurti: Hapësira jonë kultura dhe ekonomia nuk janë çifligje që i përkasin dikujt, por të gjithë duhet të vendosim ndonjë gur në këtë kala.

Na duhet të jemi më shpesh bashkë, e jo vetëm në kremte. Duhet të ndajmë ide me njëri-tjetrin dhe të pranojmë kritikat e njëri tjetrit, pra të punojmë me njëri tjetrin.

Mërgimtarët janë mbështetja më e madhe për vendet tona por dhe burim kulture dhe demokracie. E di se aty nuk po shkoni për qejf por prej brengës. E di që nuk ua kemi rikthyer besimin në drejtësinë dhe demokracinë e vendeve tona, por ju garantoj se këtë betejë do ta fitojmë deri në fund. Shqipëria bëhet, Kosova bëhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco