Albin Kurti ‘shigjeton’ Ramën, flet për dramën e madhe të shpopullimit

Albin Kurti ‘shigjeton’ Ramën, flet për dramën e madhe të shpopullimit

12:13, 27/11/2022

Kryeministri kosovar, Albin Kurti e vuri gishtin te plaga e shpopullimit teksa po fliste në parlamentin shqiptar. Ndryshe nga Edi Rama, që nuk e prek këtë çështje, Kurti tha se ajo është drama e madhe e shqiptarëve. Ai u zotua për t’i dhënë fund kësaj drame.

“Hapësira jone publike nuk janë çiflige të bllokuara me tapi. Na duhet të jemi më shpesh bashkë dhe të punojmë së bashku.

Në Kosovë ne i gëzohemi çdo suksesi të Shqipërisë. Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara, është anëtare e NATO-s dhe ka nisur negociatat me Bashkimin Evropian. Uroj që sukseset e Shqipërisë të mos ndalen. Jam i sigurt se edhe në Shqipëri gëzohen për çdo sukses të Kosovës.

Rrezik është mosveprimi, jo veprimi. Vendet tona ballafaqohen me probleme, nga i cili më i mprehti është largimi i rinisë. Dua t’u dërgoj një mesazh atyre që kanë marrë udhën e dhimbshme të kurbetit: Mërgimtarët janë mbështetje ekonomike e madhe dhe burim demokratizimi.

E di se atje nuk po shkoni për qejf, por prej brengës. E di që ende nuk kemi bërë mjaftueshëm për t’ua kthyer besimin në institucione, drejtësi, shtet dhe politike që ta mendoni rritjen e fëmijëve në dheun tuaj. Por ne do e vazhdojmë këtë betejë deri në fund dhe do e fitojmë edhe me ndihmën tuaj. Shqipëria bëhet, Kosova bëhet. Puna është rruga jonë, nderi e besa janë cilësitë tona ne do t’i tregojmë botës se ashtu siç po nxjerrim këngëtarë, shkencëtarë, sportistë e afaristë ashtu do të bëjmë shtetin dhe demokracinë e suksesshme,” tha Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco