Konjufca ‘godet’ hapur Ramën: Duhet të afrohemi, Serbia po na lufton

Konjufca ‘godet’ hapur Ramën: Duhet të afrohemi, Serbia po na lufton

10:38, 27/11/2022

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, në fjalën e tij në seancën e përbashkët që po mbahet mes Kuvendeve të Kosovës e Shqipërisë me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë, ‘thumboi’ kryeministrin Edi Rama, i cili ka shfaqur prej vitesh raporte të ngrohta me Serbinë.

Ai tha se Serbia po e lufton ashpër Kosovën, ndaj Shqipëria dhe Kosova duhet të afrohen.

Teksa përmendi rrezikun që Kosovës si shtet po i vjen nga Serbia, siç tha ai në rrugë diplomatike dhe me financimin e grupeve kriminale, Konjufca theksoi se mbështetja e Shqipërisë është thelbësore për të mbrojtur interesat e kombit.

“Ne shqiptarëve historia na ka mësuar se aq sa duhet të festojmë, duhet të reflektojmë. Bota sot është më pak e sigurt se dje si shkak i luftës së Rusisë në Ukrainë që synon NATO-n dhe BE-në. I vetmi shtet ne mes të Evropës i lidhur me Rusinë është Serbia, na lufton nga brenda e jashtë, që nga diplomacia deri te financimi i grupeve kriminale. Sa më afër njëra tjetrës Shqipëria e Kosova aq më lehtë mund të mbrojmë interesat e kombit tonë”, tha Konjufca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco