FOTOLAJM/ Marrëdhënia e akullt mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit

FOTOLAJM/ Marrëdhënia e akullt mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit

10:53, 27/11/2022

Ka nisur në ambientet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë mbledhja mes parlamentarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Ceremonia nisi me himnin e Kosovës për t’u pasuar me atë kombëtar shqiptar.

Ligjvënësit e të dy vendeve e ngritën në këmbë për të nderuar himnet kombëtare përpara se të niste seanca e jashtëzakonshme plenare.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e priti homologun e tij, Albin Kurti që në ambientet e jashtme të Kuvendit.

Megjithatë si jashtë, ashtu edhe brenda të ulur pranë njeri-tjetrit, gjuha e trupit i tradhtonte. Kryeministri Edi Rama shfaqej i akullt, ndërkohë që situata mes tyre nuk dukej aspak e ngrohtë.

ImageImage

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco