Kurti: Targat janë teknike, por pasojat janë më shumë se politike

Kurti: Targat janë teknike, por pasojat janë më shumë se politike

14:28, 24/11/2022

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, sot para deputetëve në Kuvendit të Kosovës, ka folur për dakordimin e djeshëm në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi ynë ishte që propozimi franko-gjerman për normalizim, përmes një marrëveshjeje  ligjërisht e obligueshme ndërkombëtare të bëhet çështje e bisedimeve në Bruksel, drejt arritjes së dakordimit të shtetit tonë që është normal e demokratik”, tha ai, sipas RTK.

“Të hënën më është ofruar një dokument si dakordim i përbashkët që ka pasur 95 fjalë dhe fjalët e Francës dhe Gjermanisë nuk kanë qenë askund dhe nuk i referohej propozimit franko-gjerman, përveç çështjes së targave të çështja e këtij propozimi, nuk duhet propozimi, por do të zgjidhet çështja e targave sipas atij propozimi pa thënë franko-gjerman. Ndërkaq, dokumenti i djeshëm ka pasur 194 fjalë, krejt i ndryshëm. Ata që thonë se ajo që nuk u pranua të hënën u pranua të mërkurën, nuk po e dinë për çka po flasin. Ishte tekst më i madh ky i mbrëmshmi dhe nuk është marrëveshje, por dakordim. Është deklarata e Borrellit ajo që u bë mbrëmë, u ndryshua deklarata e Borrellit, ne nuk kemi ndryshuar qëndrim, Borrelli ka ndryshuar deklaratë”, ka shtuar Kurti.

Sipas tij, përherë të parë procesi i dialogut hyn në një fazë të negocimit mbi kornizën e përgjithshme, që do të jetë ligjërisht e obligueshme dhe që do t’i zgjidhë problemet fundamentale nga prizmi i së drejtës ndërkombëtare. Sipas tij, targat janë teknike, por pasojat janë më shumë se politike.

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, tha se marrëveshja e mbrëmshme nuk është vetëm targa. “Ne u morëm vesh që t’i ndalojmë veprimet në mënyrë reciproke, pra nuk do të bëjmë gjobitje për targat KM dhe do t’i japim hapësirë negocimit të propozimit të evropian, që më herët i quanim propozim franko-gjerman, të hënën më është vërtetuar se propozimi është franko-gjerman”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco