Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen/ BBC: BE zbuti tensionet, çështja e targave mund të shkaktonte dhunë

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen/ BBC: BE zbuti tensionet, çështja e targave mund të shkaktonte dhunë

08:48, 24/11/2022

BBC i ka bërë jehonë lajmit se Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen për targat. Në një shkrim e medias britanike thuhet se “Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për hapat për të zbutur një mosmarrëveshje për targat serbe të makinave, të cilat kishin kërcënuar të shkaktonin dhunë”.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, shkroi në Tëitter : “Kemi një marrëveshje!” dhe tha se të dyja palët do të përpiqen të normalizojnë marrëdhëniet.

Kosova kishte kërcënuar se do të fillonte t’i gjobisë shoferët nga e enjtja nëse ata vazhdojnë të përdorin targat e lëshuara nga Beogradi. Por bisedimet e Brukselit rezultuan në një marrëveshjen, shkruan më tej BBC.

Borrell tha se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova nuk do të kërkojë që automjetet me targa serbe të riregjistrohen.

Të hënën ai shprehu zemërim kur Kosova refuzoi të pranojë marrëveshjen e propozuar të BE-së.

Por Kosova iu kthye negociatave nën presionin e aleatit të saj kryesor, SHBA-së, raporton korrespondenti i BBC-së për Ballkanin, Guy Delauney, duke thënë se marrëveshja tingëllon identike me propozimin e BE-së në tryezë në fillim të kësaj jave.

Autoritetet e Kosovës duan që minoriteti etnik serb të dorëzojë targat e tyre të lëshuara nga Serbia. Qeveria në Prishtinë ka argumentuar se targat që datojnë para luftës së territorit të vitit 1999 për pavarësi nga Serbia nuk mund të jenë më të vlefshme.

Policia e Kosovës do të vendoste gjoba prej 150 € për mbajtësit e targave të lëshuara nga Serbia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco