Kush ndikoi që liberalizimi i vizave me Kosovën të hiqet nga diskutimi?

Kush ndikoi që liberalizimi i vizave me Kosovën të hiqet nga diskutimi?

10:24, 23/11/2022

Presidenca Çeke mbrëmë, në momentin e fundit, ka njoftuar vendet anëtare se e ka hequr nga rendi i ditës nga takimi i Coreperit, miratimin e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili në këtë takim do kalonte si formalitet, pa diskutim.

Kjo Presidencë, siç mëson KOHA nga burimet e saj në BE, ka përmendur zhvillimet politike në veri si justifikim për heqjen nga rendi i ditës.

Duket se në këtë vendim ka pasur ndikim edhe kërcënimi që një ditë më parë Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell i bëri Kosovës, pasi e fajësoi për refuzim të propozimit për zgjidhjen e krizës rreth targave të veturave. Borrell tha se ai do të njoftojë për sjelljen e palëve ministrat e vendeve anëtare dhe ky do jetë sinjal negativ.

Është hera e parë që në procesin e vendimit për liberalizimin e vizave, vendimet apo agjende, lidhen me dialogun dhe situatën në veri të Kosovës. Deri më tani në BE, gjithmonë kanë insistuar se procesi i dialogut dhe ai i liberalizimit të vizave janë dy procese të ndara nga njëri-tjetri.

Në qarqet diplomatike në Bruksel nuk e dinë se kush dhe në cilën mënyrë është angazhuar të ndikojë te Presidenca Çeke që të heqë nga rendi i ditës miratimin formal të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Thonë se “ka pasur ndërhyrje të disa vendeve anëtare”.

“Për shkak të zhvillimeve politike në veri të Kosovës, ta kemi këtë pikë në gjendën e Coreperit nesër, nuk duket ideale. Prandaj kemi vendosur ta shtyjmë këtë pikë deri javën që vjen më (30 nëntor)”, është mesazhi që Presidenca Çeke e BE-së u ka dërguar vendeve anëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco