Sulmoi seksualisht një të mitur në korrik të vitit të kaluar në Gjakovë, policia arreston të dyshuarin

Sulmoi seksualisht një të mitur në korrik të vitit të kaluar në Gjakovë, policia arreston të dyshuarin

13:03, 30/10/2022

Policia e Kosovës në Gjakovë ka arritur të arrestojë një person i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm seksual”.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në korrik të vitit 2021 në rrugën “Martin Camaj”, kurse dje më 29 tetor 2022 policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull.

“Në lidhje me rastin me datë 29.10.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë për Telegrafin se viktima në këtë rast është e mitur.

“Rasti ka ndodhur në korrik të vitit 2021, viktima është e mitur ndërsa personi i ndaluar me vendim të prokurorit kompetent është i moshës madhore”, ka thënë Elezaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco