Kosova dhe Shqipëria drejt marrëveshjes së re, dënime alternative për të dënuarit kosovarë nga drejtësia shqiptare

Kosova dhe Shqipëria drejt marrëveshjes së re, dënime alternative për të dënuarit kosovarë nga drejtësia shqiptare

10:57, 11/10/2022

Ministrat e Drejtësisë në Kosovë dhe Shqipëri njoftuan se brenda vitit do të finalizohet marrëveshja për shërbimet sprovuese për dënimet alternative.

Në një konferencë të përbashkët ministri Ulsi Manaj u shpreh se qytetarët e Kosovës të dënuar në Shqipëri nuk do të kenë më nevojë të paraqiten në Shqipëri për dënimet e tyre.

“Do të kemi një marrëveshje për dënimet alternative për qytetarët e Kosovës të dënuar në Shqipëri, pas kësaj marrëveshjeje do të jetë në Kosovë instituti që do i mbikëqyrë këta të dënuar.”

Manaj foli edhe për raportin dhe rezolutën e Dick Martyt, por ishte i rezervuar në atë që tha.

“Qëndrimi im është i qartë, nuk kam çfarë të shtoj asgjë më tepër se kryeministri Edi Rama për çështjen e rezolutës së Dick Martit. Kam shumë për të thënë por do të ndalem këtu.”

Ndërkohë që Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu u shpreh se në takim u bisedua për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mbledhjet e dy qeverive, për të cilat kanë ngritur grupe pune.

Ndër marrëveshjet e tjera janë edhe njohja e provimit të jurisprudencës si dhe leja e punës për profesionet e lira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco