Qeveria Kurti përgënjeshtron lajmin e Serbisë: Kosova nuk ishte në agjendën e takimit të Këshillit të Evropës

Qeveria Kurti përgënjeshtron lajmin e Serbisë: Kosova nuk ishte në agjendën e takimit të Këshillit të Evropës

14:40, 05/10/2022

 

"Çështja e Kosovës nuk dihet nëse është në agjendën e Këshillit të Evropës"- tha zëdhënësi i Këshillit të Evropës, Daniel Holtgen, i cili shpjegoi se diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale, andaj edhe çështja e Kosovës nuk dihet nëse është në agjendën e Këshillit të Evropës.

E gjithë kjo zhurmë u ngrit pasi sot mediat serbe raportuan se çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është hequr nga rendi i ditës.

Por, këtë e ka përgenjështruar Zv.ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti. Në një prononcim për Syrin, ai bëri të ditur se aplikimi i Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave nuk ka qenë për të mërkurën. Sipas tij, këto raportime janë dezinformatat e radhës nga Serbia.

“Nuk ka qenë e paraparë që të jetë aplikimi i Republikës së Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, nivelit të Ambasadorëve, në ditën e sotme. Kjo është dezinformatë e radhës nga Serbia”, tha Ahmeti.

Ndërkohë, mediat serbe po raportojnë se është e pasigurtë nëse çështja e Kosovës do të jetë në agjendën e Këshillit të Evropës.

Sipas raportimeve atje, misioni serb në Strasburg i ka thënë RTS-it se Beogradi ka arritur ta parandalojë kërkesën zyrtare për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës me përpjekje intensive diplomatike. “Por se procedurat janë të tilla që nuk do të dihet deri në momentin e fundit nëse sot diskutojeni”.

Kërkesën zyrtare për pranim në Këshillin e Evropës, Kosova e ka dorëzuar në mes të majit dhe për këtë është dashur të diskutohet sot në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco