Këshilli i Evropës: Çështja e Kosovës është konfidenciale

Këshilli i Evropës: Çështja e Kosovës është konfidenciale

13:30, 05/10/2022

Çështja e Kosovës nuk dihet nëse është në agjendën e Këshillit të Evropës. Zëdhënësi i Këshillit të Evropës, Daniel Holtgen, në një përgjigje për Klankosova është shprehur se diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale.

“Në terma më të përgjithshëm, procedurat për t’u bërë anëtar i KiE-së janë të përcaktuara në Statutin e KiE-së (veçanërisht në nenet 4, 5 dhe 20) dhe në Rezolutën Statutore që përcakton rolin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në proces. Ne dëshirojmë të tërheqim vëmendjen tuaj për faktin se diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale. Nuk kemi më shumë informacion në këtë fazë”, është shprehur Holtgen.

Ndërsa sot mediat serbe raportuan se çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është hequr nga rendi i ditës.

Kujtojmë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco