Kjo është alpinistja që u sulmua seksualisht, ngjiti Everestin në moshën 17-vjeçare

Kjo është alpinistja që u sulmua seksualisht, ngjiti Everestin në moshën 17-vjeçare

18:56, 30/09/2022

Vajza e cila rreth dy ditë më parë u sulmua në qendër të Pejës nga një burrë, është Mrika Nikqi, alpinistja më e re në botë që ka ngjitur majën e Everestit në moshën 17-vjeçare. 

Kujtojmë se ajo, së bashku me babanë e saj Arianit Nikqi kanë pasur një përvojë, ku u bllokuan për 11 ditë në kontinentin e ngrirë të Antarktidës.

Tre vite më parë, Mrika Nikqi nga Peja e Kosovës së bashku me babain e saj Arianit Nikqi janë ngjitur në majën më të lartë të botës, në Everest.

Ata ishin pjesë e ekspeditës 'Everest 2019' dhe shqiptarja së bashku me babain e saj më datë 27 maj në orën 06:10 (ora lokale e Nepalit) realizuan ngjitjen me sukses në çatinë e botës.

Mrika vetëm 17 vjeçe është bërë kështu alpinsitja më e re nga të gjithë pjesëmarrësit botëror në Ekspediten Everest 2019, dhe si shqiptarja më e re që ngjiti malin e Everestit me lartësi 8848 metra.

“Ekspedita ka qenë e veçantë. E kemi kaluar më vështirësi të mëdha 4992 metra për t’u ngjitur. Jemi shqiptarët e parë që kemi pushuar atë majë. Jam i kënaqur me qëndrueshmërinë fizike dhe psikike të Mrikës. Gjatë kthimit ka pasur stuhi së cilës i kemi shpëtuar dhe më pas jemi bllokuar për 11 ditë. Kemi qenë të përgatitur se mund të bllokohemi, por jo kaq gjatë. Kushtet në kampin bazë kanë qenë bazike, qëndrim në tenda pa ngrohje etj”, pati thënë babai i saj, 4 vite më parë.

Mrika sot ka publikuar në Facebook një video, ku shihet teksa sulmohet seksualisht nga një person, sipas saj, me inicialet F.B.

 Alpinistja që ka publikuar videon ka thënë se është në gjendje të rëndë emocionale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco