Presidenti i FIFA, Gianni Infantino pritet me gëzim në Kosovë

Presidenti i FIFA, Gianni Infantino pritet me gëzim në Kosovë

12:45, 30/09/2022

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ndodhet në Kosovë dhe është pritur nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Lajmin e dha vetë kryetarja e shtetit në Fb:

"Sporti i bashkon njerëzit e shtetet, por edhe eliminon dallimet! Sot pata kënaqësinë ta mirëpres në takim, presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, të cilin e falënderova për mbështetjen ndaj sportit të Kosovës- shkroi Osmani. - Në fillim të mandatit të z.Infantino, Kosova u bë anëtarja e 210-të e FIFA-s me një kontribut të jashtëzakonshëm të tij si dhe me punën e palodhshme të ikonës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Sot sporti kosovar kudo në botë ka paraqitje dinjitoze. Presim mbështetje të mëtejme nga FIFA që sportistëve tanë t`u sigurohet infrastrukturë më e mirë, e ata të shkëlqejnë duke treguar potencialin e vërtetë të Kosovës," nënvizoi Presidentja.

Z. Infantino e priti në aeroport, Agim Ademi, Presidentii i Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili tha: "I lumtur dhe i nderuar që sot e mirëprita presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, në vizitën e tij historike në Kosovë. Ardhja e tij dëshmon respektin dhe përkushtimin që ai dhe shtëpia e futbollit botëror kanë për Kosovën dhe FFK-në. Mirë se erdhe President!"

Image

Image

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco