Murati: E subvencionuan energjinë me 60 mln euro, ndaj e kemi më lirë se Shqipëria

Murati: E subvencionuan energjinë me 60 mln euro, ndaj e kemi më lirë se Shqipëria

11:00, 30/09/2022

Prishtinë - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se subvencionimi i Qeverisë për energjinë elektrike ka ndikuar që energjia elektrike të jetë më e lirë sesa në Shqipëri.

“Nga 90 milionë euro sa është premtimi, tashmë janë alukuar 60 milionë”, ka thënë Murati gjatë intervistimit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Ai është zotuar se premtimi i Qeverisë do të përmbushet në tërësi. “Nëse e marrim Shqipërinë si rast konkret, kemi rastin ku është shtuar edhe atje blloku tarifor. Nëse i krahasojmë tarifat, tarifat nën 800 KWh kushton 6 cent, ndërsa në Shqipëri 12 cent."

Po ashtu ai tha se edhe tarifat mbi 800 KWh në Kosovë janë më lirë sesa në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco