Kosova arreston një 26-vjeçar rus, ja çfarë u gjet në makinën e tij

Kosova arreston një 26-vjeçar rus, ja çfarë u gjet në makinën e tij

16:18, 28/09/2022

Policia e Kosovës njofton se ka ndaluar një shtetas rus me inicialet E.S., i lindur në vitin 1996, i cili udhëtonte me një automjet BMW. 

Policia njofton se në bagazhin e automjetit të tij janë gjetur para të padeklaruara në vlerë prej 10 mijë euro, shkruan Syri.net Kosova.

Rasti është cilësuar si “mosdeklarim të mjeteve monetare”.

Postimi i plotë i policisë:

Me datën 27.09.2022, në hyrje të Republikës së Kosovës, ka ardhur automjeti BMË, ngjyrë hiri, me targa bullgare, të cilin e drejtonte shtetasi rus me iniciale E. S. viti i lindjes 1996, i lindur në Rusi.

Automjeti i lartcekur nga autoritetet kompetente kufitare të Republikës së Kosovës është selektuar në vijën e dytë të kontrollit dhe gjatë kontrollit së bashku me doganën, në brendësinë e automjetit, në bagazhin e automjetit, në një çantë personale, janë gjetur sasi e mjeteve monetare të padeklaruara në vlere totale prej: dhjetë mijë (10000) dollarë USA (100 x 100 dollarë) dhe dy mijë (2000) euro (40 X 50 euro).

Janë njoftuar hetimet rajonale kufitare policore-Perëndimi dhe prokurori i shtetit dhe iniciohet rasti për “mosdeklarim të mjeteve monetare”.

Rasti i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedurë të mëtutjeshme ligjore.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco