Rama, takim me Lajçak për Kosovën

Rama, takim me Lajçak për Kosovën

10:44, 21/09/2022

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Miroslav Lajçak, të dërguarin special të Bashkimit Europian për dialogun Beograd-Prishtë dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor.

“Nju-Jork, me mikun e mirë Miroslav Lajçak, për ecurinë e dialogut Kosovë – Serbi”, shkroi Rama në Facebook, pa dhënë shumë detaje rreth takimit.

Rama ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Një ditë më parë, ai u takua me liderët e tjerë të rajonit, si dhe me shefin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE, Josep Borrell. Diskutimet mes liderëve u fokusuan te lufta në Ukrainë dhe ndikimin që ajo ka sjellë në ekonominë e botës dhe rajonit tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco