Parlamenti i Kosovës dhe i Shqipërisë sot nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Parlamenti i Kosovës dhe i Shqipërisë sot nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

07:51, 20/09/2022

Drejtoria për Marrëdhënie me Mediat dhe Publikimet e Kuvendit të Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se të martën në Kuvendin e Shqipërisë do të nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi midis Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë, njofton RTK.

“Të martën, më 20 shtator 2022, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi midis dy parlamenteve”, thuhet në njoftim. ​

Memorandumi nënshkruhet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, në Tiranë, në orën 12:00.

Bëhet e ditur se pas nënshkrimit të memorandumit, kryetarët Konjufca dhe Nikolla do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco