Wolfgang Ishinger: Modeli i dy Gjermanive mund të sigurojë urën për Kosovën dhe Serbinë

Wolfgang Ishinger: Modeli i dy Gjermanive mund të sigurojë urën për Kosovën dhe Serbinë

08:44, 19/09/2022

Diplomati gjerman Wolfgang Ishinger ka deklaruar se modeli i “dy Gjermanive” që u propozua në vitin 2007 si zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë edhe më tutje mund të shërbejë si urë deri tek zgjidhja. Këtë ai e publikoi në Twitter, sipas “Kosovo-online”

Publikimi i kësaj “cicërime” erdhi si përgjigje ndaj ish-Ministrit të jashtëm të Kosovës Petrit Selimi i cili po ashtu në Twitter komentoi "kuadrin e ri" të Dialogut që kinse kanë propozuar Gjermania dhe Franca dhe që dje qarkulloi ne medie.

Sipas atij plani, Serbia në dhjetë vitet e ardhshme nuk do të njihte formalisht pavarësinë e Kosovës, por duhet ta pranojë Kosovën si realitet juridik edhe politik.

"Në fund të vitit 2007, ne treshja e Kosovës, pothuajse ia dolëm të arrijmë sukses me modelin e "dy Gjermanive" që e kam propozuar. Ai edhe më tutje mund të sigurojë urën drejt zgjidhjes në drejtimin e duhur”, tha Ishinger.

Diplomati gjerman Ishinger ishte përfaqësues i BE-së në treshen e bisedimeve, ku veç tij, përfaqësues i Rusisë ishte ambasadori aktual në Serbi Aleksandar Bocan Harçenko, ndërsa përfaqësues i palës amerikane ishte Frenk Vizner. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco