Zëdhënësi i PDK-së: Qeveria të jetë më transparente rreth procesit të dialogut

Zëdhënësi i PDK-së: Qeveria të jetë më transparente rreth procesit të dialogut

18:33, 19/08/2022

Zëdhënësi i PDK-së Faton Abdullahu, ka komentuar procesin e dialogut me Serbinë, pasi takimi i djeshëm Kurti-Vuçiç përfundoi pa një marrëveshje për situatën në veri.

Në një shkrim në Facebook, ai shkruan se PDK pret që qeveria e Kosovës të angazhohet bashkë me partnerët ndërkombëtarë në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila siguron njohje të ndërsjellë.

“Qëndrimi i PDK për dialogun mbetet i pandryshuar. Në presim nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet se bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë e posaqërisht SHBA dhe BE në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila siguron njohjen e ndërsjellë, duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, tha Abdullahu.

Më tej ai ka kërkuar nga qeveria dhe kryeministri Kurti që të rrisë transparencën rreth procesit të dialogut.

“Është e domosdoshme që Qeveria të sigurojë koordinim të vazhdueshëm me SHBA, BE dhe NATO për të parandaluar çfarëdo mundësie për dhunë dhe bllokimin e lirisë së lëvizjes”.

“Në të njëjtën kohe, ftojmë Qeverinë dhe KM që të rrisë transparencën rreth dialogut. Është mëse e rëndësishme që të shpalosen detajet e bisedimeve të djeshme në Bruksel, si dhe planet e qeverisë për të shtyrë procesin përpara”, ka shkruar Abdullahu në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco