Lajçak publikon fotografi nga takimet me Kurtin e Vuçiçin: Po përgatitemi për nesër!

Lajçak publikon fotografi nga takimet me Kurtin e Vuçiçin: Po përgatitemi për nesër!

22:07, 17/08/2022

Në Bruksel janë zhvilluar sonte takime joformale të ndërmjetësuesve të SHBA-së dhe BE-së më kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve, përfaqësuesi Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka publikuar fotografi me dy liderët, që do të takohen nesër kokë më kokë.

Ai ka thënë se po bëhen përgatitjet e fundit për nesër, për takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit.

“Në prag të dialogut të nivelit të lartë në Bruksel, pata takime me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, për t’u përgatitur për diskutimet e nesërme”, ka shkruar Lajçak.

Takime me Kurtin e Vuçiq ka zhvilluar edhe i Dërguari i Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar, i cili po qëndron në Bruksel. Escobar ka thënë se Asociacioni i Komunave serbe, një çështje që pritet të diskutohet me prioritet nesër, duhet të krijohet duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco