Ç'po ndodh në Kosovë? Ushtarët e KFOR pozicionohen në rrugët që të çojnë në Veri

Ç'po ndodh në Kosovë? Ushtarët e KFOR pozicionohen në rrugët që të çojnë në Veri

16:11, 17/08/2022

Pjesëtarët e KFOR-it janë vendosur nëpër lokacione të ndryshme përgjatë rrugëve që çojnë në drejtim të pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën me Serbinë nga veriu i vendit.

Disa qytetarë të cilët kanë dërguar foto në redaksinë e Agjencisë së Lajmeve KP, kanë thënë se kanë parë ushtarë të KFOR-it të pozicionuar me automjetet e tyre te fshati Rudare afër Zveçanit, pastaj përtej Leposaviqit, si dhe rrugës së liqenit të Ujmanit në fshatin Zupc dhe në drejtim të Bërnjakut.

Mësohet po ashtu se prezenca e shtuar e KFOR-it në këto zona ka të bëjë me përgjigje të shpejtë dhe reagim të menjëhershëm në rast nevoje, sa i përket ruajtjes së sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco