E rëndë, makina përplas për vdekje fëmijën 5-vjeçar

E rëndë, makina përplas për vdekje fëmijën 5-vjeçar

23:35, 15/08/2022

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot pasdite në fshatin Kovrag të Istogut, ku vetura ka goditur për vdekje një fëmijë të mitur.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur derisa shoferi i veturës ishte munduar t’i ikte një aksidenti tjetër, me ç’rast ka goditur fëmijën në anën tjetër.

Mësohet se bëhet fjalë për një fëmijë 5-vjeçar, i cili u dërgua menjëherë në spital, por që ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda.

Me urdhër te prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco