Reduktimi i energjisë në Kosovë, ministrja e Ekonomisë: Gjeni mënyra alternative për t’u ngrohur në dimër

Reduktimi i energjisë në Kosovë, ministrja e Ekonomisë: Gjeni mënyra alternative për t’u ngrohur në dimër

16:28, 15/08/2022

Pas njoftimit për reduktime të energjisë elektrike, Ministria e Ekonomisë  së Kosovës, u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të gjejnë mënyra të tjera alternative për t’u ngrohur në dimër.

“Tutje, Qeveria do të marrë masa për çështjen e ngrohjes gjatë muajve në vijim për të ndihmuar qytetarët. Prandaj, të gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit, të cilët janë duke planifikuar të bëjnë investime në sistemet e tyre të ngrohjes, ftohen e rikujtohen që t’i ndërrojnë ato nga energjia elektrike në forma të tjera të burimit të energjisë.”-thuhet në njoftim.

Nisur nga vendimi i fundit për reduktimin e energjisë elektrike në Kosovë ka ardhur edhe reagimi nga opozita. Sekretari për marrëdhëniet ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj në një dalje për mediat tha se reduktimi po vjen si paaftësi e qeverisë për të menaxhuar krizën energjetike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco