Reduktimi i energjisë në Kosovë, PDK: Qeveria dështoi të menaxhojë krizën, s'ka asnjë plan

Reduktimi i energjisë në Kosovë, PDK: Qeveria dështoi të menaxhojë krizën, s'ka asnjë plan

16:26, 15/08/2022

Nisur nga vendimi i fundit për reduktimin e energjisë elektrike në Kosovë ka ardhur edhe reagimi nga opozita.

Sekretari për marrëdhëniet ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj në një dalje për mediat tha se reduktimi po vjen si paaftësi e qeverisë për të menaxhuar krizën energjetike. Ai tha se kjo situatë ka ardhur për shkak se qeveria nuk ka një plan për zgjidhjen e krizës energjetike.

Sipas Nikajt reduktimi i energjisë ka ardhur si pasojë e dështimit të qeverisë për të menaxhuar Korporatën Energjetike.

“Ja që me 15 gusht të 2022-tës, në mes të verës, qytetarët e Kosovës janë në terr. Prandaj, përgjegjës për këtë situatë, nuk janë punëtorët e KEK-ut. Përgjegjës për këtë situatë, është një faktor tjetër dhe ajo është Qeveria e Kosovës, e cila me qasjen ndaj menaxhimit të KEK-ut, me qasje pa plan, pa guxim dhe pa ide se si ta menaxhojë sektorin energjetik, e ka sjellë punën që ta ringjallë nga harresa kolektive, doktrinën e reduktimit të energjisë elektrike”, tha ai.

PDK e konsideron të pafalshme që qytetarët e Kosovës të mësojnë në mbrëmje se të nesërmen nuk do të ketë energji elektrike dhe që në kushtet optimale të prodhimit të energjisë elektrike të ketë reduktime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco