Albin Kurti: Nuk duhet të ketë ndalim të shamisë në jetën publike

Albin Kurti: Nuk duhet të ketë ndalim të shamisë në jetën publike

22:11, 12/08/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) po punon për të adresuar shqetësimin e ngritur të qytetarëve nëpërmjet një fushate për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkollat e Kosovës.

Pas një konference për media në Doganën e Kosovës, Kurti ka theksuar edhe një herë qëndrimin e tij pro mbajtjes së shamisë për vajzat nga mosha 16-vjeçare.

"Qëndrimin tim unë e kam thënë para shumë vjetësh, e qëndrimi është që nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve. Por, gjithashtu kam thënë se mosha 16-vjeçare është pragu", tha Kurti.

Kjo deklaratë e kryeministrit kosovar vjen në një kohë kur në Kosovë ka nisur një fushatë në rrjetet sociale që bën thirrje në ndryshimin e Udhëzimit Administrativ të MASHTI-t që ndalon mësim-nxënien me uniformë fetare në shkolla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco