Kjo është e dashura që dyshohet se e qëlloi dhe e plagosi Vali Corleonen: 'Vrasje në tentativë'

Kjo është e dashura që dyshohet se e qëlloi dhe e plagosi Vali Corleonen: 'Vrasje në tentativë'

11:00, 11/08/2022

Të shtëna me armë zjarri pati në orët e para të mëngjesit në Gjilan të Kosovës. Si pasojë e këtyre të shtënave, i plagosur mbeti  Valdrin Sylejmani i njohur me emrin Princ Vali Corleone, sipas burimeve të medieve dhe Policisë.

Policia e Kosovës e  ka konfirmuar rastin në fjalë dhe ka vënë nn dukje se ka arrestuar personin që qëlloi ndaj Sulejmanit, një vajzë 22-vjeçare. Sipas lajmi.net, e dyshuara në këtë rast është Anita Syla, e cila ka bashkëjetuar me të riun që plagosi. Asaj iu konfiskua një pistoletë me 40 fishekë.

Anita Syla, bërë e njohur nga bashkëjetesa me të ashtuquajturin Vali Corleone, shpesh herë kishte publikuar pamje edhe nga shtëpia e viktimës, video ku shihej edhe Vali.

Madje njëherë ajo kishte publikuar edhe një video ku kërcënonte një nga vajzat e showbizit shqiptar.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të ngrihet akuza  “Vrasje në tentativë” dhe e dyshuara të mbahet në paraburgim për 48 orë, ndërkohë që Policia e Kosovës është duke hetuar rrethanat e incidentit.

Image

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se ishte sjellë një person i lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite relevante.

Sipas raportit të mjekut, viktima P.C.(1983) shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër shqiptare shtetase e Kosovës, viti i lindjes 2000, e cila dyshohet se ka shkrepur armën.

Për momentin nuk dihen motivet e incidentit.

Një armë pistoletë dhe dyzet copë fishekë të së njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për gjykatën.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngrihët kallëzim penal për “Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të mbahet për 48 orë gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan të hetojnë rrethanat e incidentit.

Arma e kapur nga Policia:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco